Riaktivizohet vala e migrantëve, rreth 100 përpjekje për hyrje të paligjshme çdo ditë

2020-07-11 0

?Kështu duket qendra e transitit Vinojug në kufirin grek. Kjo është rruga nga ku kalojnë këtu emigrantet. Por javën e kaluar, këtu hyri dhe KOVID 19. Një prej emigrantëve ishte bartës i virusit me simptoma më të lehta dhe u transferua në karantinë shtetërore. Të gjithë emigrantët këtu janë të izoluar për shkak të pandemisë?.

Të gjithë emigrantëve u matet temperatura, dhe ata që kanë simptoma të virusit testohen. Këtë e kontrollon Qendra për Shëndet Publik në Gjevgjeli. Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave shpjegojnë se çdo ditë vijnë nga 20 deri në 40 emigrantë. Aktualisht në qendrën e transitit ka 26 persona.

Ka lëvizje, kjo është e saktë. Në baza ditore, ndoshta rreth njëqind emigrantë kapen në vendin tonë, por këtu në qendrën e transitit Vinojug ajo gjendje nuk është reflektuar në atë plan dhe ne kemi emigrantë që janë të shqetësuar, një pjesë e arsyeve shëndetësore - deklaroi Zoran Llazarevski, QMK- Gjevgjeli.

Nga mesi i marsit deri në mes të qershorit, policia ka parandaluar më shumë se 4,000 përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kryesisht në pjesën jugore dhe në lindore. Janë zbuluar 16 raste të kontrabandës ku janë kapur më shumë se 400 emigrantë ilegalë, kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.

Mbrëmë në rrugën Valandovë-Strumicë është përmbysur një furgon me 50 emigrantë nga India, Afganistani dhe Pakistani. Dhjetëra emigrantë u lënduan ndërsa shoferi është arratisur. Tre ditë më parë, në një kamion ishin zbuluar 211 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, të cilët tashmë janë kthyer në Greqi. Për shkak të numrit në rritje të emigrantëve të paligjshëm, është akoma aktive situata e krizës në kufijtë jugorë dhe veriorë.

Ministria e Punëve të Brendshme
Periudha: 12.03.2020 ? 12.06.2020:
Parandaluar 4.342 emigrantë që në mënyrë të paligjshme kanë dashur të kalojnë kufirin
Në 16 raste kontrabande, janë kapur 428 emigrantë ilegalë

Igor Stefanovski