Uniko - Ish-agjenti i policise rrefen tipologjite e grupeve kriminale te Elbasanit

2020-07-11 8

Përplasjet mes grupeve kriminale në Elbasan kanë shkaktuar ngjarje të rëndë kriminale të paktën gjatë viteve të fundit në periudhën 2016-2020.

Ish zv/drejtori i Policisë së Elbasanit Shkëlqim Pepkolaj ka folur për emisionin ?Uniko? në Klan Plus duke rrëfyer cilat janë tipologjitë e këtyre dy grupeve, të identifikuara si Çelaj dhe Çapja.

Shkëlqim Pepkolaj: Tipologjia e kriminaliteti në Elbasan është pak a shumë e njëjtë edhe me atë të qarqeve të tjera të mëdha të vendit, ku janë përqëndruar veprimtaritë ekonomike, prodhuese. Për nga ashpërsia dhe mënyra e ballafaqimit shkon edhe më tej. Heq një paralele me Italinë e viteve ?80. Në vitin 2015 kur unë drejtoja strukturat e hetimit sapo kishin filluar të realizoheshin konfliktet midis dy grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Njëri nga këto grupe ishte relativisht i tërhequr, dhe një grup tjetër i cili sapo ishte fuqizuar dhe formësuar i cili synonte të merrte rolin dominues, kontrollin e territorit e kështu të ishte influent dhe të diktonte rregullat dhe autoritetin e tij duke synuar të ishte i padiskutueshëm në këtë iniciativë. Bëhet fjalë për këto dy grupe të cilat kanë prodhuar edhe ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në këto vitet e fundit, ato të cilat janë të njohura për mbarë publikun shqiptar, grupe të quajtura grupi i Çapjave dhe grupi i Çelajve. Vetëm se grupi kriminal i cili është më aktiv në qarkun e Elbasanit po merr tiparet e një organizate kriminale, e cila në vite ka patur një suport politik, ka në dispozicion asete të fuqishme ekonomike, të cilat e mbajnë të lidhur ngushtë atë me veprimtarinë e këtij grupi edhe me politikën. Vatër e konfliktit mes këtyre grupeve kriminale e përbëjnë përpjekjet për të dominuar tregun e narkotikëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, në vendet e Europës deri në Britaninë e Madhe. Këto dy grupe kriminale, dhe flas grupi i dytë Çelaj, janë fokusuar tek një linjë tjetër e fuqishme biznesi kriminal, siç janë edhe vrasjet me pagesë.

Spartak Koka: Keni prova për këto që thoni z.Pepkolaj apo jemi në kuadër të dyshimeve?

Shkëlqim Pepkolaj: Unë flas në kuadrin e të dhënave që kam patur si zv/drejtor i hetimit në këtë qark. Ngjarje të tjera kriminale, sikurse është ajo Shkodrës, autorët kapen në kompleksin Agro-Ushqimor të Elbasanit, pra autorët e dyshuar.

Spartak Koka: Çfarë informacioni keni patur ju për grupin Çapja në kohën që ju keni qenë zv/drejtor i krimeve të rënda në Elbasan?

Shkëlqim Pepkolaj: Informacionet policore kanë qenë për implikim të tyre në mjaft ngjarje kriminale, përfshi këtu edhe ngjarjen që ka të bëjë me vrasjen e ish-oficerit të policisë Mema, por edhe mjaft ngjarje të tjera kriminale të pazbardhura në qarkun e Elbasanit.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për...