Ahmeti: Vija jonë e kuqe është sundimi i ligjit

2020-07-11 0

BDI ka vazhduar fushatën në Gostivar nga ku kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e subjektit tij se çdokush që nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë nuk do të gjejë partneritet për koalicion qeverisës tek subjekti i tij.

Për ne do të ketë edhe kushte edhe vija të kuqe. Çdokush që e konteston Marrëveshjen e Ohrit, çdokush që konteston Marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që do të konteston vettingun dhe sundimin e ligjit, me ne nuk do të ketë partneritet dhe këtu janë vijat e kuqe?-tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.