Report TV - Tre punonjës me COVID, mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe, dezinfektohet godina

2020-07-11 3

Mbyllet deri të hënën bashkia Malësisë së Madhe. Tre punonjëse, të cilat janë dy sekretare dhe një shef shërbimi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 ndërkohë që priten përgjigjet për 6 të tjerë që kanë pasur kontakte.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të rihapet sërish ditën e hënë, pra sot zyrat janë mbyllur, plus fundjavën.

Deri me tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura.

Numri i të prekurve tashme shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 6 të tjerë.