Pallati i dëmtuar nga tërmeti, banorët protestë para Prokurorisë Durrës: Hetoni ekspertizën

2020-07-11 7

#tvora #rtvoranews
Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit protestuan para prokurorisë Durrës për zvarritjen që sipas tyre po i bëhet ekspertizës përfundimtare të objektit për të cilin pretendojnë se është i pabanueshëm. Banorët akuzojnë organin e akuzës së është bërë palë për të zvarritur hetimin për cilësinë e ndërtimit dhe shpalljen e objektit të rrezikshëm.

Banorët e pallatit numër 8 në lagjen 5 të Durrësit, protestuan para prokurorisë Durrës të cilën e akuzojnë për zvarritje të hetimit për gjendjen e objektit të dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit.

Bazuar në ekspertizat private që ata kanë bërë me iniciativën e private, banorët thonë se pallati është i pabanueshëm dhe kanë kundërshtuar pëfundimet e Institutit të Ndërtimit.

Ndaj çështja ka përfunduar në prokurori, të cilën banorët e akuzojnë se është bërë palë për të zvarritur procesin.

?Të gjithë ekspertët kanë thënë se pallati ka devijuar.?

?Krimi fle në prokurori, jo rrugëve. Rrugëve janë ata që nuk kanë bukë. Në prokurori është krimi dhe leku bashkë.?

Godina e pallatit pësoi dëmtime të konsiderueshme që në tërmetin e parë në 21 shtator, ndërsa tërmeti i dytë e përkeqësoi situatën, thonë banorët.

Ndaj kanë bërë denoncim në prokurori duke paditur ndërtuesit për punime jocilësore, duke shpresuar që të merret një vendim për shembjen e tij, pasi sipas ekspertizave private të kryera, pallati është anuar në një largësi deri 70 cm.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/banoret-e-pallatit-ne-durre-ne-proteste-para-prokurorise-per-ndertesen-e-demtuar-nga-termeti/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv