Report TV - Infektohet gjyqtari, mbyllet Gjykata e Posaçme

2020-07-11 4

COVID futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore, pasi ka prekur gjyqtar. Bëhet fjalë për një gjyqtar karriere, që ka qenë në 3-4 javët e fundit në disa seanca gjyqësore. Gjykata e Posaçme mbyllet deri në momentin e daljes së testeve për të gjithë stafin. Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo nga të gjithë. Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik. Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Free Traffic Exchange