Top News - Viola von Cramon: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë

2020-07-11 0

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, raportuesja e grupit parlamentar të të gjelbërve/EFA për Kosovën, shpreson shumë tek dialogu Kosovë-Serbi. Por në një intervistë për DW, ajo thotë se ndërsa Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje, të njëjtën gjë duhet të reflektojë edhe Serbia.


?Unë kërkoj më shumë që Këshilli i BE-së, Merkel dhe Vuçic të bëhen më aktiv. Ne si parlament mund t?i shoqërojmë zhvillimet deri në një gradë të caktuar dhe të shtrojmë detyrat që duhen arritur, por ne duhet të punojmë krah për krah me Komisionin dhe me Këshillin e BE. Me thënë të drejtën, mua më mungon përkrahja e tyre.

Në Serbi ka shumë njerëz që janë të pakënaqur. Një pjesë e mirë e shoqërisë serbe nuk do që të durojë më presionin që bën Vuçic, dhe natyrisht ka nevojë për përkrahje nga ana e bllokut për të pasur shtetin e së drejtës, për reformën në sistemin e drejtësisë, për të pasur një politikë tjetër shtetërore e kështu me radhë?, tha raportuesja.

Ajo shtoi se për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, interesi duhet të jetë i madh për të arritur tek mirëkuptimi reciprok për të patur një marrëveshje, në mënyrë që të arrihet integrimi rajonal i të dy vendeve.

Kjo ka të bëjë me ekonominë, energjinë, integrimin në tregun energjetik, pra na duhet një perspektivë për të dy vendet dhe për këtë duhet arritur një ditë një mirëkuptim.

Ndërkohë janë bërë shumë hapa në drejtimin e duhur dhe unë shoh interes të madh nga të dy vendet që të afrohen. Unë e di se në Kosovë ka shumë lëvizje dhe shumë gatishmëri për të arritur tek marrëveshja. Unë shpresoj dhe po drejtoj një apel që edhe në Serbi të ndodhë kështu, tha von Cramon.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ViolavonCramon#AngelaMerkel#TopChannel

Free Traffic Exchange