Aksioni i ushtrise: Cfare ndodhi ne ishullin e Sazanit

2020-07-11 2

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vite. Aksioni i Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura në Bashkëpunim me Forcën Detare dhe atë Tokësore është kryer nën masa të rrepta sigurisë. Për pasojë në ishull janë shpërthyer predha artilerie të kalibrave të ndryshëm.
?Gjate operacionit të forcave xheniere janë shpërthyer konform protokollit të sigurisë municione të paplasura të llojit predha artilerie, te kalibrave: 120 mm; 130 mm dhe 77 mm?, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ndër të tjera në njoftimin për media thuhet se ky nuk do të jetë aksioni i fundit i ushtrisë në Sazan.
?kontrolli dhe monitorimi i gjendjes së sigurisë në këtë ishull do të jetë i vazhdueshëm deri në pastrimin e plotë të zonës, që për vite me rradhë ka shërbyer si bazë ushtarake?.
Kujtojmë që vitet e fundit ishulli i Sazanit është shumë i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj gjatë periudhës Maj-Shtator./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange