Liderët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçic. Në takim pritet të marrë pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Hoti dhe Vuçic do të takohen paskësaj në Bruksel, në 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ky dialog u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të taksës 100%, të vënë nga qeveria e atëhershme e Kosovës mbi mallrave të importuara nga Serbia. Taksa më vonë u zëvendësua me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut. Por edhe pse arsyet e ndërprerjes tashmë janë shmangur, optimizmi mbetet i përmbajtur. Vuçic hyn edhe më i fortë në bisedime, kur është fjala për mbështjetjen parlamentare në vend, ndërsa Merkel, Macron dhe Bashkimi Europian kanë nevojë urgjente për ndonjë sukses në rajon, që të dëshmojnë se me gjithë vështirësitë e shkaktuara prej Covidit, nuk e kanë harruar këtë pjesë të kontinentit. Nga ana tjetër, kjo shihet edhe si një përpjekje për t`I marrë frenat Ëashingtonit. BE-ja nuk i sheh me sy të mirë perpjekjet e tij për t'u përfshirë në këtë proces me metoda jo fort delicate, thotë analisti Nenad Kreizer, sipas të cilit Brukseli e ka kuptuar se duhet të bëjë urgjentisht diçka për t'ia marrë stafetën Shtëpisë së Bardhë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVuçic#AvdullahHoti#TopChannel