Manastirliu: 3 paciente te intubuar te moshave te reja

2020-07-11 1

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, solli nga foltorja e Kuvendit të dhëna të tjera se çfarë po ndodh brenda Spitalit Infektiv. Gjashtë pacientë ndodhen në frymëmarrje të drejtuar. Por ministrja deklaroi se tre prej tyre janë të moshave të reja, 45, 46 dhe 49-vjeçare.

?Nuk jemi vonë për të reflektuar të gjithë sëbashku sepse duhet të jetë përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes për të jetuar në formalitet të ri. Mes nesh ka ende zëra që thonë se Covid nuk ekziston. Po të shikoni në Spitalin Infektiv do të shikoni se janë 6 persona të intubuar. 3 prej të cilëve janë në mosha fare të reja, 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë dhe kush e konsideron lojë apo konspiraci këtë virus të rrezikshëm na rrezikon të gjithëve?, tha ministrja.

Manastirliu theksoi se situata është shumë serioze. Ajo bëri thirrje që të respektohen masat mes njerëzve. Gjithashtu ajo u shpreh se vendi nuk do të izolohet më nëse zbatohen rregullat.

?Situata është shumë serioze. Po u kujdesëm për shëndetin kujdesemi për ekonominë dhe për shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Nëse s;ka shëndet s?ka ekonomi. Nuk do izolohemi, nuk do mbyllemi nuk do marrim masa, por nëse duam që të gëzojmë liritë tona duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta?, tha ministrja, e cila shtoi se masat nuk do të jenë asnjëherë efikase nëse sjellja individuale e qytetarëve nuk do të ndryshojë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/