Mjeku: Korriku me i rrezikshmi per rastet me Covid-19, kemi demet që jane bere ne qershor

2020-07-11 1

I ftuar në emisionin ?Opinion?, mjeku i njohur Skënder Brataj është shprehur se java që ndodhemi momentalisht është javë në rritje përsa i përket të infektuarëve me koronavirus dhe se përkon me dëmet e qershorit.
Ai shprehet se i gjithë korriku është i rrezikshëm dhe mund të hapet Covid 2-shi. Mënyra e jetesës duhet të kufizohet si në çdo shtet të botës sepse nuk mund lësh jetën e njeriut në dorën e disa aventurierëve.
Blendi Fevziu: Sistemi shëndetësor a është i gatshëm ta përballojë situatën e Covid-19?
Skënder Brataj: Sistemi është i gatshëm, momentalisht jemi as në 30% të kapaciteteve që kemi. Ne tani kemi efektet e qershorit. Dëmi është bërë, rezultati që kemi tani është dëmi që është shkaktuar nga hapja e menjëhershme. Do të paktën 4 javë, domethënë nga java 0 që ti fillon hap masat, kontaktet, transmetohet virusi dhe ne në këtë periudhe jemi në fillimin e pasojave të qershorit. Kjo javë është në rritje dhe është java që përkon me dëmet e qershorit.
Janë Covid 1, Covid 2, Covid 3, Covid 4 që janë që janë rreth 550 shtretër, janë bërë 256 respiratorë. Tani janë të shtruar rreth 84 pacientë të shtruar.
Blendi Fevziu: Jemi më keq seç kemi qënë në mars, rrezikojmë të shkojnë më keq projeksionet?
Skënder Brataj: Mendoj se së shpejti do hapim Covid 2-shin. Korrikun do ta kemi në ngritje, është maksimumi i dëmit që është bërë. Nëse qytetet do vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse Tirana do vazhdojë me baret ngjeshur njëri me tjetrin, qyteti që do jetë transmetim komunitar i hapur dhe detyrimisht që do të kufizohet. Mënyra e jetësës do fillojë të kufizohet si në çdo shtet tjetër, nuk ka mënyrë tjetër. Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorën e aventurierëve. Kështu që në një mënyrë po kërkohet dhe po insistohet me çdo kusht që njerëzit të ndërgjegjësohen që koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë edhe në moshë të re.

#SkenderBrataj #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange