Emisioni ?Opinion? këtë mbrëmje të së enjtes i është rikthyer edhe një herë ngjarjes së rëndë ndodhur më 4 Korrik të këtij viti, ku si në një skenë filmi horror u zbulua vdekja prej 15 muajsh e Anisa Josifit dhe e nënës së saj Zhaneta, e cila kishte ndërruar jetë disa orë më parë se trupat zjarrfikës të mbërrinin.
Motra tjetër e kësaj familjeje, Blerta, është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe për fat të mira pas ndihmës mjekësore tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kjo ngjarje që tronditi opinionin publik, ka shumë pikëpyetje për të cilat ajo që mund të japë më shumë detaje është pikërisht e mbijetuara, Blerta.
Në studion e ?Opinion?, janë publikuar disa nga shënimet që janë gjetur në një ditar që ndodhej në banesën e femrave Josifi, por që nuk dihet saktësisht se cila prej tyre e ka shkruar, apo nëse të treja ato kanë mbajtur shënime në të.
?Por zbrazi veten e tij duke marrë trajtë shërbëtori dhe u bë i ngjashëm me njerëzit duke gjetur nga pamja e jashtme?.?
?Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t?u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju?.
?Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t?ju zbarisin përpara sinedrave të tyre dhe do t?ju fshikullojnë në sinagogat e tyre?.
?Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni?.
?Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë?.
Janë këto disa prej shënimeve që janë gjetur në banesën e familjes Josifi, ku nënë e bijë u vetëflijuan me shpresën e ringjalljes, duke qëndruar për ditë me radhë pa ngrënë.
Ndërkaq, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë disa detaje të tjera, të siguruara nga një komunikim që ka pasur me dajën e vajzave, i cili i ka treguar se motra e tij i gjente justifikime për Anisën dhe arsyen se përse nuk mund ta takonte.
Madje ai tha treguar se ka qenë në banesë dhe ka pirë kafe me motrën Zhaneta dhe mbesën Blerta, por ato nuk e kanë lejuar që të shkonte në dhomën ku mbahet kufoma e Anisës. /tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/