Fiks Fare/ Mbikalimet e Bypass-it të papërfunduar, banorët: 20 km për të shkuar te toka

2020-07-11 0

Banorët e fshatit Shtyllas iu drejtuan emisionit Fiks Fare, pasi denoncojnë dy mbikalimet e papërfunduar në Bypass-in e Fierit. Rreth dy javë më parë, kryeministri Edi Rama inaguroi përfundimin e Bypass-it, por mesa duket ende nuk ka përfunduar. Mosndërtimi i dy mbikalimeve të Shtyllasit dhe të Pojanit, sjell shqetësim për banorët, pasi e kanë të pamundur të kalojnë autostradën nga fshati për të punuar tokat apo e anasjelltas. Banorët shprehen se për të shkuar nga shtëpia deri te toka, i duhet të bëjnë një rrugë prej 20 km.

Për të marrë një informacion të saktë se kur do të ndërtohen këto mbikalime, Fiksi iu drejtua kompanisë Combined Grup Contractin & Alb Building duke i kërkuar informacion rreth afatit të përfundimit të rrugës si dhe pse këto mbikalime kanë mbetur të papërfunduar.

Në përgjigje të saj, kompania shprehet se i ka përshpejtuar punimet, në aksin kryesor të autostradës duke i përfunduar ato në datën 15 Qershor 2020, dy muaj përpara afatit të përfundimit të Kontratës, e cila është datë 15 gusht 2020. Ky përshpejtim dhe modifikim i grafikut të punimeve u bë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve para fillimit të sezonit turistik. Në këto kushte punimet në mbikalimin e km 16 dhe disa punime të tjera janë duke u kryer gjatë kësaj periudhe në përputhshmëri të plotë me afatet e kontratës.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mbikalimet#TopChannel