TIRANE-Për herë të dytë opozita parlamentare bojkotoi seancën plenare të Kuvendit pas debatit për reformën zgjedhore. Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi u shpreh se bojkotoi është një provë se nuk do të votojnë draftin e reformës zgjedhore pa u hapur listat, por 2 deputetë nuk iu bashkuan duke qëndruar në seancë, përkatësisht Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri. Por, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla iu kërkoi që të rikthehen dhe të diskutojnë, pasi socialisët janë dakord për një hapje të pjesshme të listave, jo të plotë si hap i parë. Pra, socialistët i qëndrojnë marrëveshjes së 5 majit, por për të kaluar draftin duhen votat e opozitës parlamentare, të cilët kërkojnë hapjen e listave, që refuzohet nga Lulzim Basha.