PS pro ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe hapjes së listave - Vizion Plus

2020-07-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia socialiste është pozicionuar sot në parlament pro ndryshimit të sistemit zgjedhor. Numri dy i socialistëve Taulant Balla ka deklaruar nga salla e kuvendit se edhe hapja e listave nuk është tabu për mazhorancës.TAULANT BALLAKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PSPër ne nuk është tabu t?i hapim listat, por të gjejmë modalitetet në mënyrë që kjo hapje të shkojë në dobi të procesit shumë transparent dhe shumë demokratik të formësimit të parlamentit të ri që do të dalë nga këto ndryshime kushtetuese.Por ky premtim duket se nuk mjafton për deputetët që kanë zënë vendet e Partisë Demokratike dhe Lsi, të cilët kërkojnë përveç hapjes së listave edhe komisione zgjedhore jopolitike, ndonëse marrëveshja e arritur me opozitën parashikon një formulë krejt tjetër.MYSLIM MURRIZIKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR ?DEMOKRAT?Nese doni konsensusin tonë dhe komisionerë e numërues militantë partie që ua premtoni për të qënë shef komisariati,harrojeni, nuk do të ketë. Ne po bëjmë një provë që sot unë të ftoj zoti Balla ngrejë ofertën dhe merri 84 deputete nga këtej, siç ftoj koleget e mi opozitarë të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vazhdojë merkaton .Por kompromisi që socialistët po përpiqen t?i ofrojnë opozitës parlamentare për hapjen e listave, ka sjellë reagimin e ashpër të Pd. Në një deklaratë për mediat opozita vë në dukje se nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por kjo duhet realizuar nga qytetarët nëpërmjet një referendumi e jo nga ne kushtet kur sipas saj parlamenti e qeveria është e kriminalizuar.Sipas PD ?Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut, por një proces transparent.??Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.? - ka paralajmëruar ashpër partia demokratike.