#tvora #rtvoranews
Loja e PS me dy porta për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar mbasadoren e SHBA në Parlament.
Për rreth 40 minuta Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, ku në fokus të diskutimeve ka qënë kodin i ri elektoral.
Pas këtij diskutimi me diplomaten amerikane, kreu i grupit parlamentar të PS erdhi me një propozim konkret për opozitën në parlament.
?Ju do të jepni konsensusin sa i përket kodit, ne do iu japim konsensus për ndryshimet kushtetuese. Në fund të arrijmë një marrëveshje trepalësh dhe të organizojmë zgjedhje në pranverën e ardhshme, që të jenë të denja?.
Oferta e Taulant Ballës nuk i ka kënaqur deputetët e opozitës re, madje e kanë cilësuar si një Pazar të dobët.
Murrizi: Që sot unë të ftoj zoti Balla, jep ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtu. Siç ftoj deputetët e mi opozitarë të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vazhdojë merkaton.
Në shenjë indinjimi, deputetët e opozitës paralmentare u larguan nga salla. Ikjen e tyre, për mazhorancën është një deja vu e PD dhe LSI-së në fillim të vitit të shkuar
Balla: Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet në Parlament që nuk i bën nder.
Deputetët e pakicës në parlament kërkojnë që propozimi i tyre për lista të hapura, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu prej 5 % të shkojë paketë në parlament me marërveshjen e 5 qershorit të dakordësuar me ShBA dhe BE.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reforma-zgjedhore-ambasadorja-kim-takim-me-taulant-ballen/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv