Ora News - Memorial për holokaustin, Rama kujton fjalët e klerit: “Arin po, hebrenjtë jo!”

2020-07-11 0

#tvora #rtvoranews

Kryeministri Rama dhe përfaqësues më të lartë të trupit diplomatik morën pjesë në inaugurimin e memorialit të parë të Holokaustit në Tiranë. Kreu i Qeverisë u kthye pas në kohë për të treguar historinë e klerit më të lartë kur kërkoi mbrojtjen e popullit Hebre. Ndërsa Ambasadorja amerikane e quajti këtë ngjarje si histori frymëzuese.

Është përuruar në Tiranë Memoriali i parë për Holokaustin. Kryeministri Rama solli në vëmendje rëndësinë që kishte Shqipëria në mbrojtje të popullit hebre, teksa përmedi edhe historinë e përfaqësuesve të klerit shqiptar me nazistët.

Dhe në atë kohë, e gjithë përfaqësia e Klerit ishte në anën e hebrenjve, aq sa mes negociatave për arin e Shqipërisë në Itali dhe izraelitëve, zgjodhën këta të fundit.

Edi Rama: Atyre iu kërkuan dy gjëra; e drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit asokohe, të krishterë dhe myslimanë dhanë një përgjigje që besoj, është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe të historisë së vetë klerit: ?Arin po, hebrenjtë jo!?

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e quajti ndihmën e Shqipërisë histori frymëzuese të humanizmit.

Yuri Kim: Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt, kur pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve. Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, të krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është histori frymëzuese e besës shqiptare. Është me të vërtetë një histori frymëzuese e humanizmit, e kurajos dhe e nderit dhe me fjalë të tjera e besës shqiptare.

Zyrtarët izraelitë nuk harrojnë të përmendin mirënjohjen për Shqipërinë, ku ambasadori Noah Gal Gendler u shpreh se Shqipëria mbetet pishtar tolerance, dhe nëse shumë kombe do ta mësonin këtë do ishte e shkëlqyer.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/memorial-per-holokaustin-rama-kujton-fjalet-e-klerit-arin-po-hebrenjte-jo/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange