#tvora #rtvoranews
Protokolli kundër përhapjes së koronavirusit po neglizhohen masivisht nga qytetarët në Vlorë. Maskat përdoren vetem brenda instucioneve që kanë kushtëzuar shërbimin.
Vetëm kushtëzimi i shërbimeve po i detyron qytetarët e Vlorës që të mbajnë maska kundër përhapjes së koronavirusit.
Jashtë zyrave shtetërore masat shkelen masivisht. Qytetarët rrinë në radhë por maskat i mbajnë në dorë.
Në rrugë, tregje e bare habia është të gjesh dikë të kujdesshëm.
?Në bare e restorante, maska jo, doreza jo distancim nuk ka?.
Qytetarët pranojnë se në masë janë bërë neglizhentë, pavarësisht se numri i të prekurve në Vlorë me koronavirus po rritet.
Edhe sezoni turistik po zhvillohet mes pandemisë. Por të evidentosh respektimin e masave anti kovid është mission i pamundur.
Ata që kanë ardhur për pushime nga vendet e BE, ngrenë alarmin për mungesën e kulturës në respektimin e masave.
?Kjo varet vetëm nga ne. Kemi mungesë të respektit të shëndetit tonë?.
Sipas Ministri i Shëndetësisë në qarkun e Vlorës janë 116 raste aktive me koronavirus, por kjo nuk po jep efekt në ndërgjegësimin e qytetarëve se lufta me armikun e padukshëm nuk ka përfunduar
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/masat-anticovid-neglizhohen-ne-vlore-protokollet-zbatohen-vetem-brenda-institucioneve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv