Rihetim për Adriatik Llallën/ Gjykata vendos shtyrjen e gjyqit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ktheu për rihetim dosjen e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.Në seancën paraprake avokati mbrojtës, Sokol Hazizaj, kërkoi plotësimin e hetimeve. Trupi gjykuese e pranoi kërkesën e këtij të fundit duke e shtyrë ceshtjen e Llallës deri në nëntor.Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në muajin mars, duke rrezikuar një dënim që varion nga masa administrative deri në 3 vite burgim.Prokuroria e posacme anti-korrupsion mbylli dosjen ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për veprën penale të ? refuzimit apo fshehjes se deklarimit të pasurisë?.Ai u akuzua edhe për pastrim parash dhe mosdeklarim të të hollave në kufi, por këto pretendime u rrëzuan pasi nuk u gjetën prova.Llalla ndërkohë i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike.Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur u zevendesua nga ish-prokurorja e përkohshme,Arta Marku.