Halit Valteri: Të shkrihet Avokati i Popullit, është kthyer në zyrë avokatie e Lulzim Bashës

2020-07-11 0

Sot në Kuvendin e Shqipërisë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca paraqiti raportin mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2019 duke e vendosur theksin te problemet në burgje. Ndërkohë që deputeti opozitar Halit Valteri e cilësoi Erinda Ballancën si avokate të Lulzim Bashës, duke kërkuar që ky institucion të shkrihet, pasi nuk ka bërë asgjë. "Avokatja e Lulit. Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?