Top News - Avokati i popullit, raport në kuvend/ 79 ankesa për hetimet

2020-07-11 1

Veprimtaria e punës së organit të Prokurorisë është parë dhe vlerësuar në kontekst me ndryshimet në legjislacionin procedural-penal dhe gjatë zhvillimit të një procesi të vështirë të Reformës në Drejtësi.
Gjatë vitit 2019 në institucionin e Avokatit të Popullit kanë ardhur dhe janë trajtuar 79 ankesa të qytetarëve që në mënyrë të grupuar dhe sipas llojit të cënimit të të drejtave në procesin penal.
Së pari për zvarritje të pajustifikuara në hetimin e procedimeve penale. Arsyet e zvarritjeve të pajustifikuara të hetimit, sipas Avokatit të Popullit kanë qenë kryesisht për moskryerje e hetimeve të gjithanshme, pasqyrim pa plan i veprimeve hetimore dhe jo në vijimësi, vonesa në kryerjen e veprimeve hetimore, sidomos nga policia gjyqësore e Policisë së Shtetit, duke mos zbatuar me korrektësi urdhërimet e prokurorit.
Dhe më tej rastet kur zvarritje të theksuara kur gjyqtari i seancës paraprake nuk ka miratuar kërkesën e prokurorit për mosfillim të procedimit penal apo pushim të çështjes, duke i kthyer aktet prokurorisë dhe urdhëruar dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore;
Eshtë vënë gjithashtu në dukje përmes raportit të Avokatit të Popullit të dërguar në Kuvend mangësi në kryerjen e ekspertimeve të ndryshme, shpesh edhe disa ekspertime me vonesë.
Sipas autoriteteve të Avokatit të Popullit, ka mosvlerësim, mosshqyrtim apo shqyrtim me vonesë i kërkesave të palëve në proçesin penal, sidomos pretendimeve të personit nën hetim; mosparaqitje e dëshmitarëve në fazën e hetimit paraprak rrjedhojë dhe e adresave të pasakta të tyre, kthimi me vonesë i përgjigjeve të letërporosive të autoriteteve të drejtësisë të shteteve të huaja etj.
Së dyti, në mosrespektimin e të drejtës së informimit për veprimet e kryera gjatë fazës së hetimit apo vendimet përfundimtare për mënyrën e zgjidhjes së kallëzimeve penale ose përfundimit të hetimit.
Për këtë arsye, Avokati i Popullit ka sugjeruar që në shkresat përcjellëse për njoftim të palëve të vendoset dhe numri i telefonit celular apo numri fiks në rast se disponohet prej tyre, praktikë kjo e cila ka dhënë rezultate të mira.
Së treti në mosvënien në dispozicion të akteve të ndryshme nga fashikulli i hetimit apo dokumenteve të sekuestruara. Nga mosveprimi i organit proçedues dhe zvarritjet për mosdhënie të akteve të ndryshme të procedimit penal kanë ardhur pasoja në cenim të interesave të ligjshme të qytetarëve si p.sh për të ndjekur procedurat e nevojshme gjyqësore sikurse është e drejta e ushtrimit të ankimit në gjykatë.
Përmendim këtu dhe trajtimin e sendeve prova materiale të sekuestruara gjatë hetimit nga prokuroria. Edhe pse rregulli bazë për kthimin e sendit të vjedhur të sekuestruar është atribut i gjykatës, neni 218 i Kodit Penal i jep diskrecionin prokurorit që të realizojë kthimin pronarit të ligjshëm edhe në fazën e hetimeve paraprake. Pra, pasi të jenë kryer veprimet e nevojshme procedurale me sendin, kur nuk dëmtohet hetimi i çështjes, prokurori pa hezitim dhe pa vonesa duhet ta kthejë atë, pasi e kun...