Report TV - Teliti del në rrethrrotullim të Thumanës: Milot-Fier vjen era korrupsion

2020-07-11 1

Partia Demokratike akuzon se vjedhja është 1.2 miliardë euro me koncesionin Milot-Fier. Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të kryetarit të PD-së, tha se kostoja është 20 milionë euro për kilometër për rrugë dhe autostrada ekzistuese. Ai u shpreh se çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

"Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t?u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri. Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro. Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme.

Free Traffic Exchange