Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 por edhe numri i lartë i vdekjeve që u shënuan ditën e martë, ka detyruar autoritetet serbe të rikthejnë masat e izolimit dhe vendosjen e karantinës në fundjavë, duke filluar nga kjo e premte. Presidenti, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se situata në Beograd është alarmuese ndërsa serioze paraqitet dhe në katër qytete të tjera në vend, ndërsa ka vendosur që nga e premtja pasdite në orën 6 deri të hënën në mëngjes kryeqyteti do të jetë i izoluar. Por rikthimi i orës policore nuk është pritur mirë nga qytetarë dhe aktivistë në Beograd, të cilët kanë dalë në protesta për ta kundërshtuar këtë masë. Protestat në fakt nuk kanë qenë paqësore, ndaj protestuesve është hedhur gaz lotsjellës dhe është ushtruar edhe dhunë, ndërkohë që raportohet se ka pasur edhe të plagosur. Analisti Nexhat Behluli, u shpreh se tashmë është e dukshme që këto protesta janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me rikthimin e karantinës por me situatën politike në vend dhe rrjedhojë e zgjedhjeve të 21 qershorit ku shumica e qytetarëve i bojkotuan ato. "Në 8 viteve të fundit në Serbi nuk ka pasur të tilla protesta dhe rebelime të dhunshme dhe kjo bën habi sepse protestuesit nuk kanë parashtruar se çfarë kërkesash kanë, nuk dihet dinamika dhe sa do të zgjasë kjo protestë dhe çudia është se këto protesta nisin që në start të dhunshme dhe tentojnë të futen në institucione. Është e paqartë pse protesta është aq e dhunshme dhe aq agresive"- tha analisti Nexhat Behluli.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel