Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje në Skype, Petrit Bylykbashi, I cili është infektuar për herë të dytë nga Covid-19. Ai tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.
?? Simptomat më të rënda që kam përjetuar atëherë kanë qenë dhimbje koke, shtrëngime të gjoksit, temperaturë, kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, dhimbje e nyjeve, dhimbja e muskujve, të njëjtat I kam edhe sot vetëm se më janë shtuar edhe ethet. Ethet atëherë nuk I kam pasur por kësaj rradhe janë më agresive dhe ajo që është më agresive se herën e parë është frymëmarrja, si duket covidi kaluar ka bërë një dëm tek unë ku konstaton edhe regeni mushkërive, dyshohet në incizimin e mushkërive kanë dal disa hije të dyshuaram të cilat janë si pasojë e covidit të kaluar, ndërsa kësaj rradhe po sulmon aty ku e ka bërë dëmin herën e kaluar?? shprehet ai për riinfektimin me covid-19.
Ndërsa thotë se nuk e di nëse është riinfektuar apo virusi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në trupin e tij dhe tashmë është zgjuar sërish.