Tirana nderon viktimat e Holokaustit, Veliaj: Shqiptarët dinë të hapin derën dhe zemrën për këdo

2020-07-11 0

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët. ?Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Kryeministri Edi Rama ka qenë kryetar Bashkie kur u iniciua ky projekt në kohën e Ambasadorit Withers". Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre. ?Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë. Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues. E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre?, tha ai.