Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën epidemiologjike në vend ku të ftuar në studio ishin Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli anëtare e Komitetit teknik dhe Rovena Daja epidemiologe në ISHP. Në lidhje skype nga Parma e Italisë mjeku shqiptar Shpetim Baci. Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhen të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.Ndersa sipas epidemiologes Rovena Daja deri tani janë 234 raste të prekur tek bluzat e bardha, ku pjesa më e madhe e tyre janë infektuar në vendin e punës nga kontaktet me persona që kanë pasur virusi. Në pjesën e dytë u trajtua vendimi për masën e sigurisë ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Të ftuar në studio gazetari Arsen Rusta dhe avokat Idajet Beqiri.