#tvora #rtvoranews
Prej disa ditësh një studim i Auron Tares me titull ?Dritëhije në histori? i publikuar në Peizazhe të fjalës për dy figura të rëndësishme të kulturës sonë Martin Camaj dhe Ernest Koliqin ka ngjallur reagime të shumta.
Pjesë e një libri që Tare do të botojë së shpejti për rolin e shërbimeve të huaja në Shqipëri, ai ka publikuar disa dokumente të arkivave të huajan dhe vendase mbi bashkëopunimin e Camaj dhe Koliqit me agjenturat e huaja.
Reagimet për këtë temë kaq delikate kanë qenë të forta, me sulme edhe personale ndaj autorit Auron Tare se po tenton të hedhë baltë mbi këto dy figura qëndrore të botës shqiptare.
Në studion e lajmeve të Rtv Ora, studiuesit Primo Shllaku dhe Agim Baçi thonë se dosjet e Sigurimit të Shtetit duhet të studiohen dhe jo të debatohen në facebook.
Shllaku thotë se Tare i ka hobi çështjet e shërbimeve sekrete, por problemin ai e sheh tek asocimimi i këtij qëndrimi me Akademinë e Shkencave.
Ndërsa për Baçin, teksti pa kontekst është pretekst.
Shllaku: Auron Tare sulmohet kot, duket se e ka hobi këtë punë. I pëlqejnë çështjet e shërbimeve sekrete, komplotet. Është një hobi i njohur ky, te meshkujt sidomos.Ka shumë kohë që ai i shpalos këto, kohët e fundit ka ndaluar te Martin Camaj dhe bumin e madh e shkaktoi me paketën e tre shqiptarëve të mërgatës që kanë kontribute direkte me letërsinë dhe gjuhësinë, që janë Martin Camaj, Ernest Koliqi dhe Krist Maloku. Të gjithë ata njerëz që e sulmojnë atë kanë sëmundjen e facebookut se Auron Tare nuk ka faj nëse ka marrë disa dokumenta dhe i ka botuar atje. Kur e pashë, thashë Auroni po vazhdon avazin e tij me surpriza por kur mora vesh se ai që i ka ofruar mundësinë për ta hedhur në faqen e tij zyrtare që quhet ?Peizazhe të fjalës? është Ardian Vehbiu, një nga rishtarët e Akademisë së Shkencës, bëra lidhjen që Auroni nuk është ?ujk i vetmuar? që gjuan nëpër pyll.Një njeri që nuk ka as 10 ditë që është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave nuk ka sesi implikon derën e re në të cilën ka hyrë përmes një publikimi që e kalon menjëherë kompetencën nga Auroni te Akademia. Unë kam thënë nuk kam punë me Auronin, i bini në qafë kot. Unë dua të di çfarë mendon Akademia.
Baçi: Jeta personale e tyre ndikon te leximi apo mosleximi i veprave të tyre. Teksti pa kontekst është pretekst. Ajo kohë ishte shumë e vëmendshme edhe nga CIA, UDB dhe Sigurimi i Shtetit.Për një sistem komunist aq dehuman sa ishte ai, figura si Koliqi, Camaj dhe Maloku ishte e rëndësishme ti deligjitimoje, ti bëjë të padashur për pjesën tjetër të shoqërisë. Sigurimi i Shtetit dëmtohej shumë nga figura të tilla.Është shumë e rëndësishme të studiohen dhe jo të debatohen në facebook çështje të Sigurimit të Shtetit. Sigurimi i Shtetit krijonte dosje të tilla.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/camaj-dhe-koliqi-agjente-shllaku-cfare-mendon-akademia-e-shkencave-se-tare-i-ka-hobi-komplotet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit...