Ora News - Ngrihet Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të KED shqyrtohet fati i zgjedhjeve vendore

2020-07-11 0

#tvora #rtvoranews

KED ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Të enjten do të zgjidhen dy prej tyre, ndërsa i treti do të vendoset javën e ardhshme. Me këto tre vota plotësohet kuorumi përmes së cilës kjo gjykatë mund të marrë vendime, ndërsa tema më e nxehtë do të jetë ajo e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pas rreth 10 muajsh, kur i mori në dorëzim nga ana e Presidentit dhe Kuvendi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të enjten për të disktuar emrat për 2 vakanca në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa në pikën 2 të rendit të ditës është Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në lëvizje pasi Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE-së Soreca, u takuan me kryetaren në detyre Vitore Tusha, e cila drejton edhe këtë organ kushtetues.

Këto lëvizje vijnë kur Komisioni i Venecias dha opinion mbi procedurën e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, por dhe në një moment të rëndësishëm politik kur mazhoranca dhe opozita jan dakortësuar për reformën zgjedhore.

Në Gjykatë Kushtetuese pezull janë rreth 120 dosje, ku kryesorja mbetet ajo e zgjedhjve të 30 qershorit.

Trupës së re të Gjykatës Kushtetuse do ti duhet të vendosë mbi ligjshmërinë e këtij procesi, e kjo është kërkuar jo vetëm nga opozita por edhe nga faktori ndërkombëtar europian dhe amerikan.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet edhe një nga kushtet kryesore të Brukselit për çështjen e integrimit.

Ky organ aktualisht ka 4 anëtarë dhe që kjo të marrë vendim dhe të jetë funksionale i duhet të ripërtrihet edhe me tre te tjerë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka 3 lista me emra, 2 të Presidentit dhe 1 të Kuvendit.

Por në mbledhjen e të enjtes do të diskutohen vetëm 2 vakanca pasi për emrat që kërkojnë të zëvendësojnë Besnik Muçin që ra në vetting, ky Këshilli ende nuk ka kryer verifikimet e kritereve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ngrihet-gjykata-kushtetuese-pas-vendimit-te-ked-shqyrtohet-fati-i-zgjedhjeve-vendore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp