PS synon 800 mijë vota/ Rama mbledh kryebashkiakët, kërkon angazhimin e tyre në fushatë

2020-07-10 0

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave


Për t?ja arritur këtij objektivi Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh më i fundit paraditen e kësaj të mërkure me kryebashkiakët socialist.

Top Channel ka mësuar se kryeministri Rama u ka thënë kryebashkiakëve se duhet fokus në zgjedhjet e përgjithshme pasi nuk ka zgjedhje të parakohshme lokale. ?Në fushatën elektorale peshën më të madhe do ta kenë deputetët dhe kryetarët e partisë. Ju si kryebashkiakë duhet të ndihmoni këtë proces por pa neglizhuar në asnjë moment shërbimet ndaj qytetarëve. Punonjësit e bashkive të përfshihen në fushatë vetëm pas orarit zyrtar të punës? citohet të ketë thënë Kryeministri.

A do tja arrini të merrni 800.000 vota?

Pjerin Ndreu: pse e keni vënë ndodnjëherë në dyshim??

Kryebashkiaku i Krujës pas takimit tha: Kemi diskutuar për gjendjen aktuale. Organizmin e partisë, Koordinimin dhe ajo më kryesorja të vijojmë me shërbimet dhe me punët e bashkisë pa ndërprerje dhe jo vetëm në kohë zgjedhjesh.

Që prej marrjes të drejtimit të PS nga Edi Rama, është bërë traditë moslënia e përgatitjeve elektorale në minut të fundit por nisja e tyre shumë muaj më parë me qëllimin final maksimalizimin e çdo vote e për te bërë histori në zgjedhjet e ardhshme, nëse socialistët do t?ja dalin të marrin një mandat të tretë qeverisës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#PartiaSocialiste#TopChannel

Free Traffic Exchange