Report TV -Koduzi: Qeveria pranon dështimin përballë COVID! Duhet të ruhet sistemi shëndetësor

2020-07-10 0

Për Partinë Demokratike, qeveria ka dështuar përballë situatës së krijuar me koronavirusin. Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD në një intervistë për Report TV me gazetaren Danjela Maloku, duke iu referuar një deklaratë të bërë nga Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se qeveria e ka pranuar dështimin dhe tani i ka mbetur vetëm të monitorojë.