Berat/ Policia mbyll bare e restorante pas orës 23:00 - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forca të shumta policie janë angazhuar mbrëmjen e të martës për të mbyllur të gjitha baret dhe restirantet në Berat pas orës 23:00.Në mbështetje të policisë në këtë aksion kanë qënë policia bashkiake dhe inspektorët e Drejtorisë së Higjenës,që kanë kontrrolluar edhe zbatimin e protokolleve të sigurisë në këto biznese.Policia ka hasur ne rezistencen e pronarëve te bizneseve përgjatë Pedonales së qytetit , te cilet nuk pranuar te mbyllin bizneset e tyre dhe jo vetem kaq por u konfliktuan me efektivet.Pronarët e këtyre bizneseve i kanë kërkuar policisë një urdhër me shkrim për mbylljen pas orës 23:00,duke deklaruar se nuk do ti binden policisë sa herë që ju kërkon gojarisht të mbyllin biznesin.Pasi kanë deklaruar se, nëse vazhdohet kështu duke frikësuar bizneset, ata do të falimentojnë,të gjitha baret dhe restorantet përgjatë Pedonales së qytetit nuk kanë pranuar të mbyllen dhe të largojnë klientët që edhe në atë orë ishin të shumtë.Kjo mosbindje u ka kushtuar shtrenjtë disa bizneseve që mësohet se janë gjobitur nga policia,ndërkohë që nga ana e policisë nuk bëhet i ditur numri i bizneseve të gjobitura,masa e gjobës dhe arsyeja e ndëshkimit.