PS ndez motorët elektoral për të mbledhur 800.000 vota

2020-07-10 1

Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për realizimin e objektivit të mbledhjes së 800.000 votave.


Për t?ja arritur këtij objektivi, Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri takimesh për këtë qëllim.

Një ditë më parë kryeministri Rama u takua me deputetët e të katër rajoneve.

Gazetari i politikës në Top Channel Muhamed Veliu raportoi për edicionin e lajmeve ora 12:00 se në kryeministri ka nisur një takim mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakëve socialistë.

Takimi ka karakter organizativ për të dhënë një impuls të ri performancës së bazës socialiste.

Nga kongresi PS i pari socialistëve Edi Rama tha se detyra kryesore është marrja e 800 000 vota për mandatin e tretë?.

Në kongres kryeministri theksoi se: ?Për ta bërë këtë, duhet pranuar dhe kuptuar që duhet edhe më shumë energji. Me dy mandatet që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma shtet-bërëse sesa të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është ta mbyllim këtë mandat me bilanc kuptimplotë, por edhe me plan kuptimplotë reformash për mandatin e tretë?.

Mandati i tretë u tha Edi Rama kongresmenëve socialist ?na duhet për të vendosur përfundimisht Shqipërinë në një nivel tjetër si shtet dhe ekonomi?.

Që prej marrjes të drejtimit të PS nga Edi Rama, është bërë traditë moslënia e përgatitjeve elektorale në minutë të fundit, por nisja e tyre shumë muaj më parë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#PS#TopChannel

Free Traffic Exchange