Top News - SHBA/ Studentët të zemëruar nga vendimi për vizat

2020-07-10 0

Politikanë e akademikë e kanë kritikuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mos i dhënë viza studentëve të huaj nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.


Zyra amerikane e Emigracionit dhe Doganave deklaroi se njerëzit mund të përballen me deportimin nëse nuk zbatojnë rregullat. Udhëzimi mund të ndikojë mbi qindra mijëra studentë të huaj në SHBA.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk do të lëshojë viza për studentët e regjistruar në shkolla dhe / ose programe që janë plotësisht në internet për semestrin e vjeshtës?, thuhet aty.

Studentët aktualisht aktivë në Shtetet e Bashkuara, të regjistruar në programe të tilla, duhet të largohen nga vendi ose të marrin masa të tjera, siç është transferimi në një shkollë me udhëzime për status të ligjshëm. Nëse jo, ata mund të përballen me pasoja të emigracionit, përfshirë inicimin e procedurave të largimit?, theksohet më tej. Udhëzimi aplikohet për vizat jomigrante studentore F-1 dhe M-1.

Por kreu i Universitetit prestigjioz të Harvardit, Larry Bacow, u shpreh thellësisht i shqetësuar nga ky vendim përtë cilin tha se ? minon qasjen e kujdesshme të ndërmarra për studentët nga shumë institucione, përfshirë Harvardin, për të planifikuar vazhdimin e programeve akademike duke balancuar sfidat shëndetësore dhe ato të sigurisë prej pandemisë globale ?.

Udhëzimi, sipas tij, nuk lë shumë mundësi të tjera përvec largimit nga vendi. Edhe Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e cilësoi vendimin e ri si ?të tmerrshëm?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LarryBacow#SHBA#TopChannel