Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës

2020-07-10 0

1 orë e 20 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit mes opozitës së re dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, nuk ka prodhuar asnjë rezultat përtej pritshmërive. Opozita e re nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që janë hapja e listave, vendosja e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore. Të gjendur përballë kësaj rezistence të opozitës së re dhe mungesës së votave për ta votuar marrëveshjen të vetëm në Kuvend, Rama tha se është i gatshëm për një tryezë tri palëshe, mazhorancë, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare për të diskutuar për listat e hapura, por "topin" ia la dy opozitave.