Dita e dytë me urbanë në Tiranë, pa maska e distancë (Vëzhgimi i Report Tv)

2020-07-10 0

TIRANË- Prej datës 6 korrik ka nisur punën transporti publik në kryeqytet, me vonesë, vetëm pasi u arrit marrëveshja mes bashkisë sëTiranës dhe shoqatës së transportit Publik, në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit, për pagën e luftës dhe protokollin e sigurisë. Pavarësisht se është vetëm dita e dytë kur ka nisur punën ky shërbim, masat e sigurisë nuk respektohen plotësisht nga të gjithë qytetarët. Më kryesorja maska nuk mbahen nga të gjithë, nuk ruhet distanca në sedilje dhe nuk ka dezinfektant brenda autobusëve.