#tvora #rtvoranews
Ndërsa kryeministri Edi Rama zhvillonte takimin e dytë me opozitën parlamentare lidhur me propozimin e tyre për ndryshime kushtetuese, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-së, Çlirim Gjata thotë se këto janë lojëra të kryesocialistit që po tenton me çdo kusht të prishë marrëveshjen politike të 5 qershorit për zgjedhjet.
Në një intervistë për Ora News, Gjata u ndal vetëm te kërkesa për rritjen e pragut në 5% duke u shprehur se duhet të jesh naivë që të besosh se kjo është kërkesë e atyre deputetëve, një pjesë e të cilëve janë kryetarë të partive të vogla, pasi me një prag të tillë nuk hyjnë dot kurrë në Kuvend.
Në njëjtin mendim ndan edhe për ndalimin e koalicioneve zgjedhore.
Çlirim Gjata: Ju mendoni se këta parlamentarë paskan idenë madhore që të heqin koalicionet parazgjedhore, të rrisin pragun 5%. Shumica e tyre janë kryetarët të partive të vogla, partitë e vogla vetëm me koalicion parazgjedhor mund të fusin një apo dy deputetë në parlament. Me prag 5% nuk shkojnë kurrë. Si e kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës për t'ja futur vetes?! A ka njeri që e bëson këtë? Pas tyre është Edi Rama, është dora e Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjata-pa-kerkesave-te-opozites-rama-si-mund-te-kerkojne-ndryshimin-e-kushtetutes-tja-futur-vetes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp