Top News - Angli, mbyllen 3 pube/ Të dehurit nuk ruajnë distancën

2020-07-10 0

Vetëm pak ditë më parë u rihapën, por koronavirusi ka detyruar disa pabe në angli të mbyllin dyert sërish. Klientë në këto pabe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke dëmtuar kështu që në fillim përpjekjet e vendit për tu rihapur. Pabet dhe restorantet u lejuan të presin klientë në angli nga 4 korriku, një ditë që u quajt super e shtuna nga mediat britanike në mesin e shqetësimeve për distancimin social dhe sjelljen pa norma. Klientëve në pabe, në të gjithë vendin, u kërkohej numri i telefonit para se të mund të hynin, në mënyrë që të ndihmohej gjurmimi i kontakteve nëse dikush do të rezultonte i prekur nga virusi.
Tani, të paktën tre pabe janë mbyllur sërish pasi disa klientë rezultuan pozitivë për covid 19. Kryeministri Boris Johnson i bëri apel të gjithë atyre që konsumojnë alkool të silleshin me përgjegjshmëri, por pamjet gjatë fundjavës tregonin turma të mëdha jashtë pabeve pa distancim social dhe me vetëm pak persona që mbanin maska mbrojtëse. Dhe policia doli në përfundimin se nuk kishte asnjë gjasë që të dehurit të ruanin distancën sociale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Angli#Pub#TopChannel