Tmerri në Kombinat, pastor Akil Pano bën deklaratën e fortë: Në Shqipëri ekziston Kisha e Satanit

2020-07-10 11

I ftuari i sotëm i gazetarit Besard Jacaj në Edicionin Qendror ishte pastori Akil Pano për të diskutuar për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku në emër të ringjalljes, nënë e bijë u vetëflijuan. "Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme. Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej. Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. (...)Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë", tha Pano.