Për shkrimtarin Primo Shllaku, kur zëra të ndryshëm me impakt publik bëjnë interpretime të fakteve, që lidhen me veprimtarinë e figurave me peshë të vendit, institucionet nuk duhet të heshtin. Rasti konkret, që lidhet me botimin e shkrimit të studiuesit Auron Tare "Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin" në ?Peizazhe të fjalës?, ku dy shkrimtarët trajtohen si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit, sipas tij kërkon një reagim nga ana e Akademisë së Shkencave. Sipas Shllakut është koha që ky institucion, tanimë i reformuar dhe me një kryetar të ri të tregojë kompetencat e veta, pasi siç ai thekson, një shkrim dhe disa interpretime të fragmenteve arkivore, nuk mund t?i paraqiten publikut, si studim i mirëfilltë.