COVID-19/ Mbi 90 mijë teste në dispozicion, Manastirliu në ISHP: Rrisim kapacitetet

2020-07-10 9

Tiranë, ?Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në vendin tonë dhe do të vijojmë forcimin e kapaciteteve?.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi, tha se do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

?Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Çfarë është e rendësishme është që ne kemi një plan, kemi një strategji për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik?, tha Manastirliu.

Duke thënë se së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare, Manastirliu tha se strategjia e përcaktuar nga ekspertët ka rezultuar e suksesshme deri tani, por që të vazhdojë të jetë e tillë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve.
?Është shumë e rëndësishme në këtë fazë bashkëpunimi i qytetarëve. Është një strategji që ka rezultuar shumë efikase deri tani, por është një strategji që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve?, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu tha se, ndërkohe që qeveria shqiptare është e angazhaur për të vijuar me fuqizimin e kapaciteteve spitalore dhe laboratorike, paralelisht do të vijojë dhe komunimimi me qytetarët në mënyrë që ata të respektojnë masat e vendosura.

?Ne përgatitemi për më të keqen, duke shpresuar për më të mirën. Dhe më e mira është në dorën tonë, është në dorën e gjithë qytetarëve, duke zbatuar masat. Do të vijojmë me komunikimin e riskut me qytetarët në mënyrë që ata, mbi të gjitha ata të dinë që nëse mbrohen vetë, sigurisht që mbrojtja e tyre individuale ndikon gjithashtu edhe në mbrojtjen e atyre që kanë afër?, apeloi ministrja.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HE...

Free Traffic Exchange