http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trendi i rasteve të reja të zbuluara me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Shqipëri ka qënë thuajse i njëjtë.Këtë të martë janë regjistruar 74 raste të reja në të gjithë vendin ndërsa janë kryer në total 409 testime në 24 orët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në spitalin infektiv aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja.Ndërkohë 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Dy pacientë të tjerë të infektuar me Covid-19 nuk kanë mundur dot ta fitojnë dot betejen me këtë virus të rrezikshëm në Shqiprëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit ka gjetur vdekjen një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja.
Të dy viktimat ishin me disa sëmundje bashkëshoqëruese, e megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.
COVID-19 - Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81
(Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1