Projekti për Kombinatin/ Rama: Vizion i ri për jetën komunitare. Nis ndërtimi i shtëpive të para

2020-07-10 0

Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.


Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një ?Kombinart? sipas ndryshime që projekti parashikon.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se pikërisht këto ngjarje, si ajo e tërmetit krijojnë mundësi për transformime: Gjithmonë kriza është edhe mundësi. Krizat mund të jenë dhe fillesat e vatrave të një zinxhiri të këqijash. Mendoj se deri tani mund të themi se krizën e madhe po e kthejmë në mundësi transformimi. Ne jemi gati për të nisur punën dhe për t?i dhënë asaj zone një impuls të ri. Me ndërhyrjen e re do të krijohen kushte të tjera jetese për ata që humbën shtëpitë. Me ndërhyrjen e re Thumana mund të kthehet në një tjetër pikë të rrugës së atraksioneve.

Në të gjitha zonat e prekura kemi mundësi të madhe të bëjmë një transformim historik. Por e gjitha do të fillojë me sistemimin e atyre që humbën shtëpinë. Këto shtëpi do të jenë më të mira, më të forta dhe jo të rrethuara nga xhungla ndërtimesh.

Do të çojë pra një proces shërimi urban. Marr Laçin një qytet i rindërtuar ristash. Mbeti një zonë që përjetoi degradim të vazhdueshëm. Sot ne jemi gati për të nisur punën dhe për ti dhënë zonës një impuls të ri.

Ajo zonë ka një fat bekim, për shkak të pikës së pelegrinazhit. Ata 1 milionë vizitorë që kalojnë aty për çdo vit nuk ndalen kurrë në Laç thjesht parkojnë dhe largohen ,sepse s?ka asnjë vend ku të rrish aty.

Kurse me ndryshimet e reja do të krijohen kushte të tjera. Aty me siguri do krijohen kushtet për t?i mbajtur vizitorët më shumë se sa thjesht një parkim, dhe kjo do sjell më shumë ekonomi.

Ashtu edhe me Thumanën, ku tërmeti goditi më fort, ishte një pikë krejt e izoluar, por jo një zonë zgjedhje për ata që lindin e rritin aty, por tani ama me ndërhyrjen e re me liqenin afër mund të kthehet në një pikë atraksioni. E kështu me radhë pra me të gjitha zonat e prekura mund të bëjmë transformime historike. Në kohën që ne bëjmë gjithçka të ecim para çdo ditë është e gjatë për ata që janë pa shtëpi.

Sot ka shumë familje në Itali që prej vitesh janë akoma në kabina pas tërmeteve që i kanë goditur, por ka dhe shembuj suksesi, ku pas tragjedive janë bërë transformime befasuese.

Ka në shume vende nga ata që nuk kanë marrë asnjë cent, do t?i marrin patjetër. Kombinati, tregon shume për atë që ne duam të bëjmë. Na jep mundësi të zgjerojmë këndvështrimin mbi dy qytete si Tirana dhe Durrësi.

Shume shpejt , çështje javësh nis ndërtimi i shtëpive të para individuale, por dhe ato shtëpi që janë të pikëzuar në trojet ku është rrënuar shtëpia e vjetër. Shkollat e rrënuara jashtë Tiranës kanë filluar të rindërtohen, dhe numër i madh i tyre do i hapin dyert me 26 nëntor.

Durimi është një mall i vështirë për tu gjetur te ne, i kuptoj ata që i duan tani gjërat por nga ana tjetër ne nuk po rrimë, po bëjmë gjithçka mundemi, por duhet durim. Këto që sot janë pamje në 3d do kthehen realitet.Të gjitha 3d tona janë pjesë e projekteve.

Nuk i falet një shteti të s...