Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf i ka shkuar në zyrë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime për Report Tv konfirmojnë se takimi u zhvillua në orën 10:00 dhe zgjati rreth 1 orë në selinë blu.
Në fokus të takimit Basha-Zingraf janë situata politike në vend dhe reforma zgjedhore në lidhje konsensusi i arritur mes palëve politike, që pritet të miratohet në Kuvend. Ky dakordësim mes palëve më 5 qershor ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës parlamentare e cila ka shtuar kërkesa të tjera që lidhet me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve para zgjedhore, duke kërcënuar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre nuk do të votojnë këtë reformë në Kuvend.