Report TV - Prezantohet plani i Rindërtimit të Kombinatit pas tërmetit, Rama: Impuls i ri për zonën

2020-07-10 0

Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

" Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi", tha Rama.