Lazanjë me mish nga zonja Vjollca

2020-07-10 6

Lazanjë me mish
Përbërësit:
1/2 pako peta lazanje
3 kuti Ragu Star ( 90 gr për person)
40 gr gjalp
40 gr miell
500 ml qumësht
Kripë, piper të zi dhe arrë moskat
150 gr djath I butë
50 gr parmixhano
Përgatitja:
Vendosim petët e lazanjës në ujë të ngrohtë. në një tigan shkrijmë gjalpin dhe 2 lugë gjelle miell I përziejmë sëbashku shtojmë pak nga pak qumështin vazhdojmë përzierjen deri sa të na krijohet një salcë e lidhur në pak më e hollë jo shumë e trashë. Pasi të ziejë shtojmë kripë dhe piper si dhe arrëmoskat. Nëse dëshironi mundnë Ragunë Star mund të shtoni dhe pak pure domate star nëse e preferoni. Në një tepsi fillimisht vendosni 3 lugë gjelle beshamel, në një tepsi fillimisht vendosim 3 lugë gjelle beshamel më pas vendosim petët e lazanjës deri sa të mbulojë komplet sipërfaqen e tepsisë. Spërkasim me pak djath të butë e më pas shpërndajmë ragu star. Mbulojmë ragunë me petat e lazanjës përsëri spërkatim me pak djath dhe përsëri shpërndajmë ragunë me mish. mbulojmë përsëri me petat e lazanjës shpërndajmë djath më pas ragu kështu përfundon shtresa e tretë e mbulojmë me petë me beshamel e më pas e spërkasim me djathë. E mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta, më pas largojmë letrën e aluminit dhe e vendosim përsëri në furrë në temperaturë maksimale për 10 minuta të tjera.

Free Traffic Exchange