Fiks Fare/ Polici rrugor 'shfuqizon' autorizimin e bashkisë, gjobit mjetin pa të drejtë

2020-07-10 0

Në Fiks Fare u ankua një qytetar me pretendimin për gjobitje pa të drejtë. Ai është shofer për transport mallrash, në një kompani që tregton produkte të freskëta bulmeti.
Për shkak të natyrës së produkteve, kompania është pajisur me një autorizim për lëvizje të pakufizuar.Autorizimi është lëshuar në datën 18.6.2020, dhe firmosur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, por nuk ka mjaftuar për të mos u gjobitur nga ana e policit të qarkullimit rrugor.Sipas tij, ai nuk e njihte këtë autorizim e nuk e dinte se si mund të ishte lëshuar. Shuma e gjobës ishte 1000 lekë të reja , për shkelje të nenit 144, moszbatim të sinjalistikës rrugore. Pikërisht për shkelje të orarit të vendosur nga bashkia për të përshkruar atë rrugë. Edhe pse për këtë gjë mjeti të cilin shoferi drejtonte kompania e ka pajisur me një autorizim nga Bashkia Tiranë. Autorizim që polici i qarkullimit rrugor e njxerr nul.
Sipas denoncuesit ai dhe kolegu i tij , janë gjobitur vazhdimisht, duke bërë që mos ta çojnë gjithë rrogën në familjet e tyre.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel