http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina dhe Beogradi do ti rikthehen tryezës së bisedimeve në Bruksel më 12 korrik, duke shënuar kështu rinisjen e dialogut me ndërmjetësimin e BE i cili u ndërpre dy vjet më parë. Pas debateve mbi kryesuesin e delegacionit kosovar, Zëdhënësi i unionit për politikën e jashtme, Piter Stano bëri të ditur se Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti.
PETER STANO
ZEDHENES I BE PER PUNET E JASHTME
Mund të konfirmoj se këtë të dielë, më 12 korrik kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Alexandër Vucic do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë, të ndërmjetësuar nga BE.
Ky do të jetë takimi i parë për dialogun që nga nëntori i vitit 2018. Të dyja palët do të priten nga përfaqësuesi i lartë Josef Borrel si dhe i dërguari special pë dialogun, Miroslav Lajcak.
Stano shtoi se në këtë takim do të diskutohen të gjitha çështjet e hapura me synim normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkaq më 10 korrik, do të zhvillohet një samit virtual mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kosova dhe Serbia presin edhe nje date per takimin e anuluar ne uashington, per shkak te akuzave per krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaci.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1