Report TV - Apeli i Metës për politikën: Shmangni çdo tension artificial, përgjegjësi serioze

2020-07-10 0

Për presidentin Ilir Meta dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial, situata me COVID dhe përmbushje e kushteve për hapjen e negociatave.

"Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave edhe më të plotë, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane.

Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave.  Pa dyshim miratimi i reformës zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë".