PD: Milot-Fier nje projekt fantazme, nuk ka asnje dokument

2020-07-10 0

Për Partinë Demokratike, koncesioni i rrugës Milot-Dier është një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama. Ish-deputeti Enkeljed Alibeaj në një konferencë për mediat tha se projekti i kësaj rruge është bërë me urgjencë.

Ai deklaroi se për autostradën nuk ka dokumente dhe nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion.

?Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është trajtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumene, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk duhet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro. Projekti Milot-Fier është akoma një projekt fantazmë, për të ekzistojnë vetëm fjalët e kryeministrit dhe Ministres së Infrastrukturës. Tenderi nuk ekziston i shpallur në faqen përkatëse të prokurimeve, megjithëse, gjatë shfaqjes propagandistike 5 ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, premtoi ndryshe?, ta Alibeaj.

Ish-deputeti solli në vëmendje fjalimin e ministres Balluku ditën e shpalljes së garës ku tha se ?Duke filluar nga sot, në orën 12.30, i gjithë dokumentacioni do të jetë i disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit?.

Por për PD ende asgjë nuk është publikuar.

?Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t?u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?

2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?

3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?

4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?, tha Alibeaj./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange