Kosova rikthen kufizimet, fasho orari për lëvizjet në zonat e “kuqe” - Vizion Plus

2020-07-10 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës ka vendosur të rikthejë fashat orare të lëvizjes në zonat që paraqesin shtim të rasteve me Covid-19.
Nga kjo e hënë, do të ndalohet qarkullimi në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri nga ora 9 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.
Gjithashtu përdorimi i maskave është i detyruar në ambientet e mbyllura.
AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë këtij kufizimi lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe ajo që quhet take away, merr me vete.
?Një ditë më parë në Kosovë humbën jetën 9 pacientë të infektuar me koronavirus, ata vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërsa në 324 testime të kryera, 152 raste rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.Ndërkohë situata epidemiologjike është përkeqësuar edhe në Serbi, për këtë arsye Greqia fqinje ka mbyllur kufijtë për qytetarët serbë.
Sipas autoriteteve përkatëse, do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një leje të veçantë. Këto kufizime do të zbatohen të paktën deri më 15 korrik.
Gjatë ditëve të fundit, Serbia ka regjistruar më shumë se 300 raste të reja infeksioni çdo 24 orë.Në Maqedoninë e Veriut shkalla e përhapjes së infeksionit vlerësohet 11%.
Në mbi 1 mijë teste, 115 rezultojnë pozitivë me Covid-19.
Një ditë më parë u raportuan 7 viktima, mes tyre edhe një mjek ndërsa 40 pacientë fatmirësisht janë shëruar.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1